Milot Rashica dhe Werder Bremen nisin nesër stërvitjen në kushte të çuditshme

Milot Rashica dhe Werder Bremen nisin nesër stërvitjen në kushte të çuditshme

23:53, 06/04/2020

Verder Bremen ka qenë i fundit i Bundesligës që ka marrë leje nga autoritetet lokale për të rifilluar stërvitjen në klub, ashtu siç kanë bërë të gjitha skuadrat e tjera. 

Të gjitha u janë nënshtruar disa rregulloreve të veçanta, ashtu si 17 skuadrat e tjera.

Autoritetet kanë zyrtarizuar që nga e marta edhe Werder Bremen të zbresë në fushën stërvitore, ndërsa lojtarët mund të stërviten, por me grupe që nuk kalojnë 4 persona. 

Të gjithë duhet të jenë të kujdesshëm që të ruajnë në çdo rast distancën minimale prej 1,5 metrash nga njëri-tjetri, nuk duhet të përdorin dushet në klub e të jenë të vëmendshëm ndaj të gjitha rregullave që janë vendosur për higjenën.

Një nga rregullat më të veçanta është ajo e “selfie”. Zakonisht, pranë dyerve të klubit ka çdo ditë me dhjetëra tifozë që duan të kenë një foto kujtim me lojtarët e tyre të preferuar. 

Tani, nëse klubi sheh të tillë, duhet t’i raportojë në polici që kjo e fundit t’i largojë dhe lojtarët e kanë të ndaluar që të ndalen me tifozët në një zonë me rreze 500 metra nga qendra sportive. 

Rregulla të detyrueshme për t’u zbatuar që nëse thyhen, mund t’i heqin lejen Werder Bremenit për t’u stërvitur. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco