Rashica: Ndeshjet e Kosovës kanë status të veçantë

Rashica: Ndeshjet e Kosovës kanë status të veçantë

15:40, 30/03/2020
A+ Aa A-

Milot Rashica ishte gati të linte gjurmë të thella në historinë e Kosovës në atë ndeshje me Maqedoninë, që do të shtonte jashtëzakonisht shpresat e Kosovës për të prekur Europianin. 

Megjithatë ajo përballje do të zhvillohet në një moment të dytë dhe tashmë gjithë popullit kosovar dhe Europian do i duhet të fitojë një ndeshje shumë të rëndësishme, atë me Covid-19. 

Ylli i kombëtares kosovare ka dhënë një intervistë për mediat e Werder Bremen, ku shprehet se ndeshjet ndërkombëtare të Kosovës gëzojnë një status të veçantë.

Shtyrja e ndeshjes me Maqedoninë - Ishte vendim jashtëzakonisht i vështirë, sepse i gjithë vendi e prisnin takimin me padurim. Ne kishim punuar shumë për këtë sfidë dhe do të dëshironim të na shpërblehet me kualifikim. 
Nëse do të kualifikohemi do të ishte një festë e madhe. Në një vend të vogël si Kosova çdo ndeshje ndërkombëtare ka rëndësi të madhe dhe gëzon një status të veçantë. Kur ne luajmë, i gjithë vendi shikon nga ne. Dhe kjo më bën edhe më krenar sa herë vesh këtë fanellë dhe përfaqësoj vendin tim.

Koronavirusi - Përveç situatës së vështirë politike, tani ekziston edhe kriza e Koronavirusit. Aktualisht kemi pothuajse 100 të infektuar, por autoritetet përgjegjëse janë duke bërë gjithçka që të jetë e mundur për të mbajtur sa më të ulët numrin e pacientëve. Gjithsesi edhe familja ime është mirë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco