Futbollisti shqiptar me COVID-19: Ja ku e mora virusin, ilaçet do më vijnë...

Futbollisti shqiptar me COVID-19: Ja ku e mora virusin, ilaçet do më vijnë...

13:53, 18/03/2020
A+ Aa A-

Futbollisti i ekipit kombëtar U-21 të Kosovës dhe ekipit të dytë të Hannover 96, Valdrin Mustafa, ka bërë të ditur se ai e kishte kuptuar se është infektuar me Koronavirus, pasi ishte ndjerë i bllokuar në fyt dhe gjoks.

Futbollisti 22-vjeçar, i cili e ka përfaqësuar edhe ekipin e grumpshave të reja të Shqipërisë e edhe të Kosovës, luan për ekipin e dytë të Hannover 96, në ligën e nivelit të katërt në Gjermani. 

Të martën u bë e ditur se ai është infektuar me Koronavirus. 

Pikërisht në skuadrën e Hannover 96, ku në ekip të parë luan edhe Florent Muslija i cili ka dalë negativ në testin për koronavirus, janë identifikuar edhe dy raste të tjerë me koronavirus, Timo Hubbers dhe Jannes Horn.

“Unë lajmin e kam kuptuar në mëngjes dhe në një farë mënyre e kam pritur, sepse kam qenë i bllokuar në gjoks dhe fyt”, ka thënë Mustafa, në një prononcim për Klan Kosova.

“Jam testuar të shtunën në mëngjes, ka ardhur mjeku dhe më ka testuar. Ka qenë një test i zakonshëm. Pastaj lajmin se jam i prekur me COVID-19, ma kanë thënë përmes telefonit.

Kam pasur pak panik, babi ka qenë në punë. Unë kam ndenjur në dhomë derisa e qetësova veten dhe pastaj ju tregova familjarëve. Besoj se virusin e kam marrë në Hanover, duke luajtur me futbollistë të tjerë.

Ilaçet do të vijnë nesër. Jam në kontakt me mjekë dhe ata nesër do t’i sjellin ilaçet. Ata më kanë kërkuar që të pushoj dhe ta qetësoj veten. Tani jam në karantinë për 14 ditë”.

Sulmuesi ka zhvilluar gjithsej shtatë ndeshje për ekipin kombëtar U-19 dhe atë U-21 të Shqipërisë, teksa ka zhvilluar edhe tri ndeshje për ekipin U-21 të Kosovës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco