Konfirmohet futbollisti i parë shqiptar me Koronavirus

Konfirmohet futbollisti i parë shqiptar me Koronavirus

13:51, 17/03/2020
A+ Aa A-

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se futbollisti i Kombëtares U21 të Kosovës, Valdrin Mustafa, ka rezultuar pozitiv me Koronavirus Covid-19.

Gjendja e tij është e mirë, por është në karantinë me gjithë familjen e tij në Sarbruken. 

Valdrin Mustafa tani është futbollisti i ekipit të dytë të Hanoverit.

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka kontaktuar me Valdrinin dhe e ka inkurajuar atë që të qëndrojë i qetë në shtëpi dhe ta kalojë edhe këtë sfidë me durim e kurajë dhe pa panik, duke i uruar shërim sa më të shpejtë.

Futbollisti 22-vjeçar, i cili e ka përfaqësuar edhe ekipin e grumpshave të reja të Shqipërisë dhe të Kosovës, luan për ekipin e dytë të Hannover 96, në ligën e nivelit të katërt në Gjermani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco