Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Koronavirusi/ Federata e Kosovës jep njoftimin zyrtar për gjendjen e lojtarëve dhe trajnerit Challandes

Koronavirusi/ Federata e Kosovës jep njoftimin zyrtar për gjendjen e lojtarëve dhe trajnerit Challandes

19:04, 15/03/2020
A+ Aa A-

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, bën me dije në një komunikim publik se të gjithë futbollistët e përfaqësueses “Dardane” ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore dhe asnjëri prej tyre nuk është infektuar me koronavirus.

Kreu i FFK-së shton se edhe trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, ndodhet në gjendje mirë shëndetësore.

Ndërkohë në përfundim të komunikatës për shtyp, FFK-ja shton se pret përgjigjen përfundimtare nga UEFA për ndeshjen play-off të Ligës së Kombeve me Maqedoninë e Veriut, e cila është planifikuar të luhet në daën 26 mars, por që rrezikon të pezullohet.

Njoftimi i FFK-së:
Federata e Futbollit e Kosovës dëshiron të njoftojë opinionin se vazhdon të jetë pranë futbollistëve anë e kënd Kosovës, e në veçanti futbollistëve të ekipit Kombëtar që luajnë në çdo skaj të Evropës.

Presidenti Ademi njofton se fatmirësisht futbollistët e ekipit Kombëtar janë të gjithë mirë, ndonëse vazhdojnë të jenë në disa prej zonave më të goditura nga COVID-19.

“Ne kemi pasur kontakte me të gjithë futbollistët, por sidomos me ata që janë në zonat më të rrezikuara. Unë si President dhe menaxheri i ekipit Kombëtar, Bajram Shala, kemi qenë në kontakt me ta dhe unë u kam ofruar gjithçka që ata mund të kenë nevojë, përfshirë transportet speciale për ata që janë në zona më të rrezikuara.

Normalisht më të rrezikuarit janë Samir Ujkani e Amir Rrahmani që vazhdojnë të jenë në Itali (vendi më i goditur në Evropë), por fatmirësisht të dy janë shumë mirë ndonëse janë në karantinë. Ndërsa, të rrezikuar kanë qenë edhe Florent Muslija dhe Arjanet Muric, pasi pjesëtarë të klubeve të tyre kanë testuar pozitiv, por fatmirësisht edhe Muslija edhe Muric kanë dal negativë në testet e tyre.

Unë kam kontaktuar edhe me selektorin Bernard Challandes që është në një vend tjetër të goditur nga virusi (Zvicër) edhe ai fatmirësisht është mirë dhe jep mesazhin se tashmë është koha që përtej futbollit të mendojmë shëndetin e futbollistëve, punëtorëve sportiv, tifozëve dhe gjithë njerëzve në tërë globin që po përballen me këto vështirësi.

Dua që në emër të Federatës t’ u bëj apel të gjithëve që të kenë kujdes dhe t’ u përmbahen këshillave të institucioneve”, përfundon deklarata e presidentit Ademi.

FFK-ja vazhdon të mbetet në pritje të vendimit të UEFA-s për ndeshjen ndaj Maqedonisë Veriore, e planifikuar të zhvillohet më 26 mars.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco