FIFA kërkon shtyrjen e ndeshjeve të kombëtareve, e 'pësojnë' edhe Shqipëria me Kosovën

FIFA kërkon shtyrjen e ndeshjeve të kombëtareve, e 'pësojnë' edhe Shqipëria me Kosovën

23:04, 13/03/2020
A+ Aa A-
Në një komunikatë të fundit zyrtare, FIFA u kërkon të gjitha federatave të futbollit të çdo shteti anembanë botës të shtyjnë në një datë tjetër ndeshjet ndërkombëtare të planifikuara për muajt mars-prill.
 
Duke parë situatën e krijuar nga përhapja e koronavirusit në Europë dhe Azi, qeveria botërore e futbollit u kërkon institucioneve përfaqësuese të futbollit të çdo shteti të ndryshojnë axhendën e takimeve ndërkombëtare.
 
“FIFA vlerëson se zhvillimi i ndeshjeve në këto kushte nuk paraqet siguri për shëndetin e futbollistëve, por rrezikon të cënojë integritetin sportiv duke bërë disa skuadra të mos kenë kontigjentin më të mirë, kurse disa të tjera jo.
Për të shmangur çdo rrezik shëndetësor të panevojshëm dhe mundësinë e pabarazisë së konkurencës sportive, ne rekomandojmë që të gjitha takimet ndërkombëtare të planifikuara për muajt mars-prill duhet të shtyhen në një datë tjetër derisa të sigurohet ambjenti i përshtatshëm për të gjithë lojtarët dhe tifozët. Vendimi përfundimtar është në dorën e organizatorëve dhe federatave të futbollit”, thuhet në komunikatën zyrtare të FIFA-s.
 
Sipas kësaj kërkese të FIFA-s, miqësorja e 30 marsit Shqipëri-Slloveni rrezikon të luhet në një datë tjetër, ashtu sikurse edhe Maqedoni-Kosovë, e vlefshme për "play-off" të Ligës së Kombeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco