E konfirmon Altin Lala: Janë disa skuadra të mëdha që interesohen për Milot Rashicën

E konfirmon Altin Lala: Janë disa skuadra të mëdha që interesohen për Milot Rashicën

21:16, 13/02/2020
A+ Aa A-

Milot Rashica është një nga lojtarët më të mirë te Kosova, i cili është duke treguar një formë shumë të mirë së fundmi.

Përveçse me Kosovën, Rashica po shkëlqen edhe në një nga kampionatet më të fortë siç është Bundesliga, ku luan për Werder Bremen.

Për shkak të paraqitjeve shumë të mira të treguara me klubin e tij, në drejtim të kosovarit ka interesime nga skuadra të mëdha.

Në merkaton e ardhshme, 23-vjeçari mund t’i japë lamtumirën Werderit, për të bërë hapin në një ekip të madh.

Interesimet për futbollistin nuk mungojnë, teksa diçka e tillë është pranuar edhe nga menaxheri i lojtarit, Altin Lala.

Ky i fundit në një intervistë të dhënë për “deichstube.de”, është shprehur: “Duhet të jemi të përgatitur për të gjitha skenarët e mundshëm. Ka disa skuadra të mëdha të interesuara për të dhe gjithashtu kemi pasur edhe bisedime. Megjithatë unë nuk do të përmend asnjë emër”, u shpreh Lala.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco