Shkuan për të parë Vedat Muriqin, pëlqyen një lojtar tjetër

Shkuan për të parë Vedat Muriqin, pëlqyen një lojtar tjetër

14:27, 04/02/2020
A+ Aa A-

Disa zyrtarë të Monacos shkuan për të ndjekur nga afër Vedat Muriqin në derbin mes Trabzonsporit dhe Fenerbahces, mirëpo atyre u pëlqeu Alexander Sorloth dhe u kthyen me raport të mirë për këtë të fundit e jo për kosovarin.

Ndeshjen e së shtunës e fitoi Trabzonspori me rezultatin 2-1 kundër Fenerbahces.

Muriqi nuk shënoi, ndërsa Sorloth ishte autori i golit të barazimit në minutën e 15-të (Filip Novak i dha Trabzonsporit fitoren me golin e minutës së 32-të).

Nëse kosovari nuk arriti t’i lërë përshtypje shumë të mirë skautëve të Monacos me paraqitjen e tij, një gjë të tillë e bëri kundërshtari i tij, Sorloth.

Trabzonspori e huazoi Sorlothin në fillim të këtij sezoni nga klubi i Premierligës, Crystal Palace.

Periudha e tij e huazimit vazhdon deri në qershor të vitit 2021, ndërsa klubi turk e ka opsionin ta blejë atë në fund.

Sorloth i ka shënuar 16 gola në Superligën turke këtë sezon, ndërsa Muriqi i ka shënuar 12.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco