Për shkaqe sigurie ndeshja Kosovë – Rusi do të luhet në një fushë neutrale

Për shkaqe sigurie ndeshja Kosovë – Rusi do të luhet në një fushë neutrale

18:20, 31/01/2020
A+ Aa A-

Organi më i lartë i futbollit evropian (UEFA) ka vendosur që për shkaqe sigurie ndeshja mes Kosovës dhe Rusisë për femra, e vlefshme për EURO 2021 të luhet në një fushë neutrale.

Në fakt, UEFA  kishte vendosur që ndeshja të luhej në Prishtinë më 4 tetor 2019, por pas shtyrjes erdhi dhe vendimi i ri.

Sfida do të luhet në qytetin Wiesbaden në Gjermani, në stadiumin “Brita Arsena”.

Shtëpia e futbollit evropian e kishte konsideruar të pamundur zhvillimin e ndeshjes në Kosovë dhe për këtë arsye vendosi që ndeshja të zhvendosej në Gjermani.

Takimi do të luhet më 6 mars të këtij viti.

Fituesi i grupit dhe vendi i dytë do të shkojnë në fazën e “play-offit”. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco