Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Shpërthimi i Edi Ramës me 'RAI 3' dhe dosja e Olsi Ramës

La Anglinë, Hadërgjonaj tregon pse pranoi të huazohet te klubi turk

La Anglinë, Hadërgjonaj tregon pse pranoi të huazohet te klubi turk

18:13, 31/01/2020
A+ Aa A-

Florent Hadërgjonaj ka ndryshuar ekip, teksa ka vendosur të vazhdojë karrierën e tij në kampionatin turk te Kasimpasa.

Mbrojtësi i djathtë është larguar nga anglezët e Hudersfield dhe është huazuar te skuadra turke.

Përfaqësuesi i Kosovës ka folur për herë të parë si lojtar i Kasimpasas, duke thënë se qendrat e mira stërvitore dhe bisedimet me shokët e tij që luajnë në Turqi dhe me Loret Sadikun kanë bërë që ai ta zgjedhë huazimin te klubi turk.

“Së pari, faleminderit shumë për këtë pritje të ngrohtë. Që nga fillimi, që kur i kemi filluar negociatat, janë ndierë shumë rehat. Kemi pasur biseda të mira. Ishte një proces i gjatë, që të jem i sinqertë, zgjati disa ditë, por tani është më mirë kështu”, ka thënë Hadërgjonaj.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu dhe që më në fund u arrit transferimi. Kjo është hera ime e parë këtu në Stamboll, por kam dashur gjithmonë ta vizitojë Stambollin. Është një qytet i mrekullueshëm. Tani që do të luaj në këtë qytet, ndoshta do të mund të dal t’i vizitoj disa vende.

Kam folur me disa shokë që luajnë në ligën turke dhe që e njohin Kasimpasan më mirë sesa unë. Kam folur edhe me Loret Sadiku dhe ai më tha se qendra stërvitore është shumë e mirë. Por, tani jam shumë i befasuar kur po e shoh me sytë e mi.

Ky klub u jep lojtarëve mundësi të përmirësohen, s’kam pasur kurrë më parë në jetë qendër stërvitore, është shumë profesionale dhe kemi gjithçka këtu. Jam shumë i lumtur që jam këtu.

Kjo është një periudhë e vështirë, jo vetëm për lojtarët, por edhe për tifozët. Nuk është e lehtë, por shpresoj se ata do të vazhdojnë të na përkrahin dhe të na nxisin sepse ne e dimë se kemi nevojë për ta. Tani ne lojtarët duhet t’i marrim pikët dhe t’i gëzojmë tifozët, të cilët janë gjithmonë këtu për ne”, tha Hadërgjonaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco