Manchester United e ka seriozisht, kontakton menaxherin e Vedat Muriqit

Manchester United e ka seriozisht, kontakton menaxherin e Vedat Muriqit

20:47, 27/01/2020
A+ Aa A-

Manchester United  ka paraqitur ofertë zyrtare për të marrë sulmuesin e spikatur të Fenerbahçes dhe Kosovës, Vedat Muriqi në janar.

Media turke “Fotospor” shkruan se menaxherët e merkatos së klubit të njohur anglez kontaktuan menaxherin e 25-vjeçarit, Haluk Çanatar.

Mësohet se agjenti turk do të diskutojë me drejtuesit e Fenerbahçes për të ardhmen e Muriqit, e cila duket se do ta gjejë me ekip të ri.

Pavarësisht se e kanë vëzhguar në 6 ndeshje, Tottenham nuk ka paraqitur ofertë zyrtare për Muriqin, megjithëse e vlerësojnë shumë.

Por, gjasat që bomberi i kampionatit turk të shitet në janar janë thuajse zero, pasi skuadra nuk ka sulmues alternativë që do të mbulonin hapësirën e lënë nga Muriqi.

Për më tepër që “Kanarinat e verdha” duan të fitojnë titullin kampion këtë sezon dhe rëndësia e Muriqit për skuadrën është më e madhe se kurrë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco