VIDEO/ Rrahmani bën rolin e portierit, mrekullia e tij shpëton Veronën nga pësimi i golit

VIDEO/ Rrahmani bën rolin e portierit, mrekullia e tij shpëton Veronën nga pësimi i golit

17:52, 26/01/2020
A+ Aa A-

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, bëri një paraqitje fantastike në fitoren e pastër të Veronës 3-0 kundër Lecces.

25-vjeçari shpëtoi skuadrën në momentin më të vështirë të verdhebluve.

Kur portieri i Veronës la portën, Lecces iu dha mundësia e artë për të zhbllokuar sfidën që në minutën e katërt, teksa Lapadula e kishte të gjithë hapësirën për të shënuar.

Rrahmani u pozicionua në portë dhe ndali me gjoks goditjen e lojtarit verdhekuq, i cili mund të kishte ndryshuar rrjedhën e ndeshjes.

Për këtë veprim, qendërmbrojtësi Rrahmani mori vlerësimet maksimale nga specialistët italianë të futbollit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco