Fenerbahce i cakton Tottenhamit çmimin për Vedat Muriqin

Fenerbahce i cakton Tottenhamit çmimin për Vedat Muriqin

11:02, 24/01/2020
A+ Aa A-

Tottenhami po përgatitet për të bërë një ofertë për sulmuesin e Fenerbahces, Vedat Muriqi.

Jose Mourinho nuk ka një alternativë për të zëvendësuar Harry Kane e dëmtuar të paktën deri në prill dhe i ka hedhur sytë nga sulmuesi i kombëtares së Kosovës.

“Spursat” shfaqën interes për 25-vjeçarin edhe në fillim të janarit, por sipas informacioneve në Turqi, londinezët po përgatisin një ofertë të dytë.

Fenerbahce kërkon më shumë se 20 milionë paund për ta lënë të lirë sulmuesin, i cili ka shënuar 11 gola në 17 ndeshje në Superligën turke këtë sezon, pasi u transferua nga Rizespori në korrik të vitit të shkuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco