Gjilani zhvilloi ditën e sotme një ndeshje miqësore ndaj skuadrës ruse Yenisey.
Gjatë transmetimit të takimit në “You Tube”, zyrtarë të klubit nga Rusia e kishin etiketuar Gjilanin si klub serb.
Në marrëveshjen e ndeshjes e nënshkruar nga të dyja palët, figurojnë vendet e origjinës së pranuara nga palët.
Dhe kështu u vendos të zhvillohej ndeshja, e cila u fitua nga Gjilani me rezultatin 1-0.
Reagimi i tifozëve nuk ishte shumë i qetë në rrjetet sociale, kështu që edhe pas reagimit të Gjilanit, rusët rregulluan gabimin e bërë, pasi rrezikohej dhe ndërprerja e kësaj ndeshje miqësore.
Reagimi i Gjilanit:
“Gjilani po zhvillon ndeshje miqësore kundër skuadrës ruse Yenisey Krasonyarsk. Gjatë transmetimit të ndeshjes zyrtarë të klubit rus e kishin etiketuar në kanalin e tyre në “Youtube”, Gjilanin si klub nga Serbia.
Në marrëveshjen e ndeshjes të nënshkruara nga zyrtarë nga dy skuadrat, figurojnë vendet e origjinës së skuadrave të pranuara për zhvillimin e sajë, nga ku skuadra e Gjilanit mjaft qartë figuron si ekip nga Kosova dhe ekipi rus kishte pranuar zhvillimin e takimit.
Pas reagimit të zyrtarëve të klubit të Gjilanit nga ku dhe u shqyrtua mundësia e ndërprerjes së takimit, zyrtarë të klubit të Yenisey e përmirësuan gabimin e bërë gjatë transmetimit, duke e ndërruar vendin e origjinës së klubit tonë dhe tani figuron ekip nga Kosova”.
© SYRI.net