Amir Rrahmani firmos zyrtarisht me Napolin, por ja se kur mund të luajë me nënkampionët e Serie A

Amir Rrahmani firmos zyrtarisht me Napolin, por ja se kur mund të luajë me nënkampionët e Serie A

15:12, 20/01/2020
A+ Aa A-

Mbrojtësi kosovar ,Amir Rrahmani, tashmë edhe zyrtarisht është futbollist i Napolit.

Pasi kreu kontrollet mjekësore të premten, sot ai ka nënshkruar kontratën me nënkampionët e Serie A.

Me klubin napoletan mbrojtësi 25-vjeçar do të bashkohet më 1 korrik.

Ai do të qëndrojë i huazuar deri në fund të sezonit (30 qershor 2020) te Verona, ku po bën shumë mirë.

"SSC Napoli njofton se ka fituar performancën sportive të Amir Kadri Rrahmanit në mënyrë të plotë dhe në të njëjtën kohë është huazuar në Hellas Verona deri më 30 qershor 2020", thuhet në njoftimin e klubit.

Transferimi i tij te Napoli ka kushtuar rreth 14 milionë euro dhe qendërmbrojtësi do të përfitojë një pagë prej 1.8 milionë eurosh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco