Ofertë tunduese nga Anglia, 12 milion euro për mesfushorin e Kosovës

Ofertë tunduese nga Anglia, 12 milion euro për mesfushorin e Kosovës

21:15, 19/01/2020
A+ Aa A-

Futbollisti i Kosovës dhe Swansea në Angli, Bersant Celina, mund të transferohet në kampionatin anglez te skuadra e Brighton.

Mediat britanike shkruajnë se 23-vjeçari dëshiron që t’i jepet sa më shpejt mundësia për të luajtur në Premier Ligë.

Tekniku i Brighton, Graham Poter, i ka ofruar skuadrës së kategorisë së dytë të futbollit anglez, Swansiea, rreth 12 milionë euro për të patur mundësinë të sjellë në elitën e futbollit anglez mesfushorin e Kosovës.

Poter e vlerëson shumë Celinën ndaj blerja e tij do të ndihmonte shumë në organizimin e skuadrës.

Celina ishte pjesë e Manchester Cityt, por nuk mundi asnjëherë të luante në kampionatin anglez për shkak të konkurrencës së madhe.

City vendosi ta huazonte te Swansea dhe më pas pranoi ta shiste.

Ai është aktivizuar thuajse rregullisht në kategorinë e dytë të futbollit anglez (Championship) ku në 26 ndeshje ka shënuar 2 gola dhe ka dhënë 3 asiste.

Te Kosova, ai është njëri prej lojtarëve kyç të “Dardanëve”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco