Presidenti i Fenerbahces vendos për Vedat Muriqin

Presidenti i Fenerbahces vendos për Vedat Muriqin

17:28, 16/01/2020
A+ Aa A-

Mediat në Turqi raportojnë se presidenti i Fenerbahces, Ali Koc, ka vendosur që ta mbajë sulmuesin kosovar, Vedat Muriqi, të paktën deri në verë, duke qenë se ai llogaritet si një ndër faktorët kryesorë në arritjen e objektivit, titullit kampion.

Vlera e Muriqit në treg aktualisht llogaritet rreth 20 milionë euro, ndërsa klubet e interesuara kryesisht janë nga Anglia, me Tottenhamin dhe Burnley-n që kanë shfaqur interesim më të madh.

25-vjeçari sivjet ka shënuar 10 gola në 16 ndeshje në kampionat dhe ka 3 asistime.

Viti 2019 ishte i jashtëzakonshëm për Muriqin, në 40 ndeshje për Kosovën dhe klubet ku luajti, realizoi 27 gola dhe 10 asiste.

Për kontributin e madh në Kombëtaren e Kosovës si dhe për arritjet personale gjatë vitit të kaluar, Federata e Futbollit të Kosovës e shpërbleu me çmimin Futbollisti i Vitit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco