Kosovë-Suedi, miqësoren e vendos një gol i vetëm

Kosovë-Suedi, miqësoren e vendos një gol i vetëm

17:56, 12/01/2020
A+ Aa A-

Përfaqësuesja e Kosovës është mundur në testin miqësor të zhvilluar sot në Katar përballë Suedisë.

Ekipi i Challandes, i përbërë nga shumë pak lojtarë mes emrave të zakonshëm të “Dardanëve”, e kryesisht me lojtarë të kampionatit kosovar apo ata që premtojnë për të ardhmen, ka zhvilluar një paraqitje pozitive, por në fund e ka mbyllur sfidën me një humbje 1-0.

Në fillimin e ndeshjes, Challandes ka zgjedhur t’u besojë Halitit, Shalës e Rashanit mes emrave të zakonshëm që kishte grumbulluar për sfidën në fjalë, lojtarë të cilët nuk kishin filluar ende përgatitjet me klubet përkatëse për sezonin e ri ndaj u lejuan të merrnin pjesë në këtë grumbullim.

Kosova krijoi raste të mira, por nuk arriti të shënonte në pjesën e parë përballë suedezëve të cilët gjithashtu kishin lojtarë kryesisht nga kampionati skandinav.

Në pjesën e dytë, me ndryshimet e shumta të të dy skuadrat, ishte Suedia që kishte një marsh me shumë e në mbyllje të sfidës gjeti golin me anë të Hedlund në minutën e 75-të të sfidës, për të mbyllur me sukses minimal 1-0, ashtu siç kishte mundur edhe Moldavinë pak ditë më parë.

Ky grumbullim i ka shërbyer trajnerit Challandes për të testuar lojtarë të cilët në një të ardhmen mund të bëhen pjesë e Kosovës, apo edhe ata që mund të jenë alternativa ndaj titullarëve për duelin në mars ndaj Maqedonisë së Veriut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco