Yjeve të Kosovës u rritet vlera në treg, ja kush kushton më shumë

Yjeve të Kosovës u rritet vlera në treg, ja kush kushton më shumë

12:29, 06/01/2020
A+ Aa A-

Yjeve të Kombëtares së Kosovës u është rritur vlera në treg, sipas të dhënave të ofruara nga “Transfermarkt”, që publikoi vlerësimet e reja të lojtarëve në bazë të paraqitjeve që ata kanë bërë me klubet dhe Kombëtaret e tyre.

Lojtari me më shumë vlerë në skuadrën e Kosovës cilësohet ende Milot Rashica, tani me 35 milionë euro.

Në mesin e lojtarëve që u është rritur vlera janë edhe disa “Dardanë”, si Vedat Muriqi, Florent Hadërgjonaj e Amir Rrahmani, të cilët janë lojtarët me më së shumë vlerë në ekipin kombëtar të Kosovës.

Në mars të vitit 2019 Rashica vlerësohej me 20 milionë euro, tani kjo vlerë është ngritur në 35 milionë.

Në këtë ngritje kanë ndikuar veçanërisht 9 golat e tij në këtë sezon me klubin gjerman Werder Bremen.

Edhe qendërsulmuesi Vedat Muriqi ka marrë lajm të mirë nga kjo faqe, pasi që vlera e tij është ngritur me katër milionë euro.

Tani ai vlerësohet me 12 milionë, falë 11 golave të shënuara gjatë këtij sezoni me Fenerbahcen dhe katër golave me Kosovën gjatë 2019-ës.

Vlera u është rritur edhe Florent Hadërgjonajt dhe Amir Rrahmanit.

Hadërgjonaj tani vlerësohet me 7 milionë euro, ndërsa Rrahmani me 6 milionë euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco