Kumbulla e Rrahmani fitojnë kundër Etrit Berishës derbin e shqiptarëve në Serie A

Kumbulla e Rrahmani fitojnë kundër Etrit Berishës derbin e shqiptarëve në Serie A

17:01, 05/01/2020
A+ Aa A-

Hellas Verona ka mposhtur me rezultatin 2-0 Spalin ditën e sotme në transfertë, në ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të në Serie A.

Një përballje kjo mes shqiptarëve, me Etrit Berishën që sfidonte Rrahmanin dhe Kumbullën, me këta të fundit që dolën fitimtarë dhe duke shkëlqyer.

Ndeshja nisi shumë mirë për miqtë, të cilët gjetën rrugën e rrjetës që në minutën e 14-të, me Xhampaolo Pacinin.

Ndeshja u bë akoma më e lehtë për kundërshtarët e Berishës në minutën e 39-të, kur Tomoviç u ndëshkua me karton të kuq.

Pjesa e dytë foli e gjitha për Veronën, të cilët tentuan disa herë portën e Berishës dhe ia dolën të shënojnë golin e dytë në minutën e 85-të, me Stepinskin.

Me këtë fitore Verona ngjitet në vendin e 9-të me 22 pikë, ndërsa Spali qëndron në vendin e parafundit me 12 pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco