Arijanit Muriqi rikthehet të Manchester City

Arijanit Muriqi rikthehet të Manchester City

16:15, 02/01/2020
A+ Aa A-

Portieri i Kosovës, Arijanit Muriqi, do të kthehet te Manchester City para përfundimit të huazimit te Notinghem Forest.

21-vjeçari nuk i ka bindur drejtuesit e klubit të njohur anglez për të vazhduar aktivizimin me 2 herë ish-fituesit e Ligës së Kampioneve.

Vetë trajneri i Notinghemit, Sabri Lamushi, tregoi se çfarë ka ndërmend klubi të vendosë për gardianin e Kosovës.

“Me shumë mundësi që do të kthehet. Ne do të mblidhemi me klubin dhe do të vendosim bashkë”, bëri me dije Lamushi për fatin e Muriqit.

Edhe nëse kthehet te kampionët në fuqi të Anglisë, Muriqi me shumë gjasa mund të huazohet sërish për shkak të hapësirave të pakta te skuadra e Cityt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco