Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

E ardhmja e sigurt prej talenteve, Kosova po ndjek ish-lojtarin e Juventusit dhe 2 ‘bavarezë’

E ardhmja e sigurt prej talenteve, Kosova po ndjek ish-lojtarin e Juventusit dhe 2 ‘bavarezë’

16:51, 30/12/2019
A+ Aa A-

Kosova ka ndërtuar një skuadër që mund ta kenë zili tashmë shumë vende të tjera në Europë, por FFK nuk ndalet së kërkuari talente të reja që mund të përforcojnë radhët e saj e që mund ta kthejnë atë në një ekip edhe më të fortë.

Vetë presidenti Agim Ademi ka deklaruar në një intervistë për “Dueli Sportiv” se cilët janë objektivat e radhës të përfaqësueses kosovare, talentet që ajo po ndjek me interes.

“Ne jemi në bisedime dhe kemi interesim për disa futbollistë. Bujë ka bërë fotografia me Andi Zeqirin, por që ende s’ka asgjë përfundimtare. Kemi interesim edhe për Leon Dajakun dhe Meritan Shabanin, por që nuk ka diçka konkrete”, zbuloi ai emrat me të cilët po flitet së fundmi për të përforcuar radhët e kësaj përfaqësueseje.

Andi Zeqiri ka qenë pjesë e të rinjve të Juventusit para se të kthehej përsëri në Zvicër te Lozana ku po bën shumë mirë me ekipin e parë dhe aktualisht është pjesë e përfaqësues U21 të Zvicrës me të cilën ka shënuar 5 gola në ndeshje zyrtare.

Ndërkaq, Leon Dajaku është pjesë e Bayern Munchen dhe pak ditë më parë pati kënaqësinë që të debutonte me ekipin e parë të bavarezëve.

Një tjetër “bavarez” i lindur në Mynih është edhe Meritan Shabani, ndonëse ky i fundit i dha lamtumirën Bayernit për t’u transferuar në Angli në fillimin e sezonit.

Por mesfushori i Wolves ishte i pafat, pasi pësoi një dëmtim që në muajt e parë atje dhe me shumë mundësi do të humbasë të gjithë këtë sezon futbollistik si pasojë e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco