Lajmi i fundit

Ilir Meta deklaratë për mediat

Xhudistja kosovare fiton medalje të artë në Kinë

Xhudistja kosovare fiton medalje të artë në Kinë

11:04, 12/12/2019
A+ Aa A-

Me një super ippon, Distria Krasniqi ka mposhtur mongolezen Narantsetseg Ganbaatar, për të fituar medaljen e artë në Mastersin e xhudos, që po mbahet në Qingdao të Kinës.

Krasniqi fitoi të artën në kategorinë -48 kilogramë, duke mposhtur katër kundërshtare.

Në Masters marrin pjesë 32 garuesit më të mirë në kategori.

Medalistja e bronztë e botës e mbylli këtë vit me medaljen e artë, si dhe me 1800 pikë të fituara për normën Olimpike “Tokio 2020”.

Xhudistja kosovare kaloi rrethin e parë pa duel, më pas mposhti Katharina Menz të Gjermanisë, ndërsa në çerekfinale mundi Orgintsetseg Galbadrakh të Kazakistanit.

Në gjysmëfinale kaloi pengesën Urantsetseg Munkhbat të Mongolisë.

Sot garoi edhe Nora Gjakova në kategorinë deri në 57 kilogramë, por u ndal në duelin e parë nga Jisu Kim e Koresë së Jugut.

Nesër garon Akil Gjakova në kategorinë -73 kilogramë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco