Vedat Muriqi në formacionin më të mirë të javës në Turqi

Vedat Muriqi në formacionin më të mirë të javës në Turqi

12:31, 10/12/2019
A+ Aa A-

Vedat Muriqi po kalon një moment të artë në karrierë. Sulmuesi shqiptar, që luan te Fenerbahce në elitën e futbollit turk, është përfshirë në formacionin më të mirë të javës së 14-të.

25-vjeçari, pikë referimi edhe në sulmin e Kosovës, i ka befasuar të gjithë me rikthimin e tij në fushë, pas një periudhe dëmtimi, duke shënuar dy herë në fitoren 5-2 ndaj Genclerbirligi në fundjavën e kaluar

Nga 14 ndeshje të zhvilluara në kampionatin turk dhe në Kupë, Muriqi  ka shënuar 10 gola dhe ka asistuar në 3 raste.

Shtatlarti nga Prizreni është ndër katër golashënuesit më të mirë të Superligës së Turqisë me 9 finalizime.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco