Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Tifozët anglezë kërkojnë blerjen e Milot Rashicës nga klubi i tyre

Tifozët anglezë kërkojnë blerjen e Milot Rashicës nga klubi i tyre

11:48, 10/12/2019
A+ Aa A-

Tifozët e Aston Villas i kanë shfrytëzuar llogaritë e tyre në rrjetet sociale për të reaguar ndaj lajmit se Milot Rashica është prioritet i klubit për ta transferuar gjatë merkatos së janarit.

Rashica ka shënuar 8 gola në 11 ndeshjet e zhvilluara për Bremenin, që renditet në mes të tabelës së Bundesligës.

Ai u transferua te klubi gjerman në ditën e fundit të merkatos së janarit vitin e kaluar nga klubi holandez Vitesse.

Rashica, i cili luajti edhe kundër Kombëtares së Anglisë me Kombëtaren e Kosovës gjatë kualifikimeve për EURO 2020, e kishte nisur karrierën me Vushtrrinë në vendlindje.

Pas një fillimi mbresëlënës në këtë sezon të Bundesligës, Rashica besohet se e ka impresionuar skuadrën e drejtuar nga Dean Smith.

Pas këtij lajmi, tifozët e Aston Villas reaguan në Twitter, duke kërkuar që kosovari të transferohet te ekipi i tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco