Përgatitjet për Maqedoninë/ Kosova gjen një kundërshtar të fortë për miqësore

Përgatitjet për Maqedoninë/ Kosova gjen një kundërshtar të fortë për miqësore

15:16, 09/12/2019
A+ Aa A-

Përfaqësuesja e Kosovës, ka zyrtarizuar së fundmi një miqësore për muajin janar.

Dardanët do të përballen në datën 12 Suedinë, në takimin që do të zhvillohet në Doha të Katarit.

Ky takim do t’i shërbejë skuadrës së Challandes, si test përgatitje, për sfidën ndaj Maqedonisë së Veriut që do të zhvillohet në datën 26 mars, e vlefshme për “Play-Off”-in e Ligës së Kombeve.

Lajmi për miqësoren ndaj Suedisë, është bërë publik nga vetë Federata Kosovare e Futbollit, teksa detajet më të hollësishme rreth kësaj përballje do të bëhen publike ditën e nesërme në një konferencë për mediat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco