FOTO/ Zbulohen pagat e Rrahmanit dhe Marash Kumbullës te Verona

FOTO/ Zbulohen pagat e Rrahmanit dhe Marash Kumbullës te Verona

23:13, 04/12/2019
A+ Aa A-

Amir Rrahmani mund të konsiderohet si dëshmia më e mirë se angazhimi maksimal mund të sjellë suksesin.

Djaloshi nga Prishtina karrierën e futbollistit e kishte nisur në Superligën e Kosovës, atëherë kur “Dardanët” nuk njiheshin nga UEFA dhe FIFA, për të vazhduar karrierën në Superligën e Shqipërisë me Partizanin, nga ku u transferua në Kroaci.

Pas sukseseve të mëdha në Kroaci me Dinamon e Zagrebit, verën e kaluar kapiteni i Kosovës iu bashkua Hellas Verona, në Serie A.

Në 14 javët e para në Serie A te Hellas Verona, Rrahmani ka qenë titullar në të gjitha, duke u vlerësuar për paraqitjet e mira.

Rrahmani me Hellas Verona ka kontratë deri në vitin 2023, dhe paga e tij javore është 7.500 euro, sipas disa raporteve të publikuara në mediat italiane.

Kjo lë të kuptohet se Rrahamni te Hellas Verona fiton 360 mijë euro në vit

Ndërsa mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, 19-vjeçari Marash Kumbulla, paguhet me 2 mijë euro në javë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco