Werder Bremen nuk pranon më pak se 40 milion euro për Milot Rashicën

Werder Bremen nuk pranon më pak se 40 milion euro për Milot Rashicën

17:18, 03/12/2019
A+ Aa A-

Milot Rashica e tregoi në sezonin e kaluar se mund të kthehej në një lojtar të rëndësishëm për Werder Bremen.

Këtë, sulmuesi e ka vërtetuar në sezonin aktual teksa ka një vazhdimësi të rëndësishme në fushën e lojës, duke ndihmuar jashtëzakonisht skuadrën e tij me gola.

Ndërkohë, ishte vendimtar në ndeshjen e fundit të kampionatit ku realizoi një dopjetë, teksa një prej golave ishte edhe më vendimtar teksa i dha fitoren skuadrës së tij.

Kështu, Rashica ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve evropiane, të cilat kërkojnë të kenë në organikë cilësitë e shqiptarit.

Megjithatë, Werderi është duke i paraprirë situatës dhe bën të qartë se nuk e lejon të largohet për një shumë më të vogël se 40 deri në 50 milionë euro.

23-vjeçari është në kontratë me gjermanët deri në vitin 2022 dhe për momentin bisedimet për rinovimin kanë ngecur në vend.

Ndërkaq, nëse Rashica largohet këtë do ta bëjë vetëm për një klub që bën pjesë në Champions League.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco