Grupi i mundshëm i Kosovës, nëse kualifikohet në EURO 2020

Grupi i mundshëm i Kosovës, nëse kualifikohet në EURO 2020

11:20, 29/11/2019
A+ Aa A-

Ditën e nesërme do të mësohen edhe grupet e Europianit 2020. Kësaj here pritet një turne tepër i veçantë për shkak të zhvillimit në shumë shtete, teksa UEFA është e detyruar të bëjë përzgjedhjet paraprake, duke marrë parasysh gjeografinë.

Sipas përllogaritjeve të UEFA-s, rezulton se në rast se Kosova arrin të kualifikohet nëpërmjet Ligës së Kombeve, do të pozicionohet në Grupin C ku bën pjesë Holanda, ose në Grupin F ku ndodhet Gjermania.

Ndarja përfundimtare do të mësohet në muajin mars, pasi variantet janë të hapura në varësi të kualifikimit të Rumanisë nga Liga A.

GRUPI C (Ndeshjet në Amsterdam dhe Bukuresht)

Ukrainë

Holandë

Portugali/Turqi/Austri/Suedi/Republika Çeke

Fituesi i play-off Liga A (vetëm nëse është Rumania) ose fituesi i Liga D (Gjeorgji/Maqedoni e Veriut/Kosovë/Bjellorusi).

SQARIM: Nëse Rumania fiton Ligën A, shkon automatikisht në këtë grup, përndryshe këtu përfundon direkt fituesi i Ligës D ku është Kosova dhe skuadra e Ligës A përfundon në Grupin F.

GRUPI F (Ndeshjet në Mynih dhe Budapest)

Gjermani

Francë/Poloni/Zvicër/Kroaci

Portugali/Turqi/Austri/Suedi/Republika Çeke

Fituesi i play-off Liga A (Islandë/Bullgari/Hungari/Rumani) ose Liga D (Gjeorgji/Maqedoni e Veriut/Kosovë/Bjellorusi).

SQARIM: Nëse Rumania nuk fiton Ligën A, atëherë fituesi i saj përfundon direkt në këtë grup. Në rast suksesi të rumunëve, këtu kalon skundra e Ligës D.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco