Lazio ofron 8 milion euro për Vedat Muriqin, gjigantin kosovar e do edhe Napoli

Lazio ofron 8 milion euro për Vedat Muriqin, gjigantin kosovar e do edhe Napoli

17:06, 20/11/2019
A+ Aa A-

Paraqitjet mbresëlënëse me Fenerbahçen dhe me Përfaqësuesen e Kosovës kanë bërë që Vedat Muriqi të jetë objektiv i klubeve të mëdha dhe të njohura evropiane.

Sulmuesin kosovar e duan edhe dy ekipet italiane, Napoli dhe Lazio, e cila ofron 8 milionë euro për prizrenasin

Javë më parë mediat angleze raportonin se interesim për sulmuesin kosovar kanë shfaqur ekipet angleze, Manchester United dhe Tottenham dhe ky i fundit e ka vëzhguar disa herë në stadium.

Ndërkaq, së fundmi mediat italiane shkruajnë se futbollistit prizrenas ia kanë vënë syrin edhe dy klubet italiane, Napoli dhe Lazio.

Sipas tyre, bardhekaltrit kanë bërë gati 8 milionë euro për ta transferuar gjigantin e sulmit.

Muriqi kishte shkëlqyer sezonin e kaluar tek Rizespori, ndërsa po vazhdon me formë të mirë edhe këtë edicion.

Ai i ka shënuar 7 gola në fanellën e Fenerbahçes dhe tre gola për Kosovën, në shtator kundër Republikës Çeke e Anglisë dhe në tetor ndaj Malit të Zi, teksa për shkak të dëmtimit mungoi në dy sfidat e nëntorit, ndaj çekëve dhe anglezëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco