Mbrojtësi më i shtrenjtë në botë mahnitet nga Kosova: Vend i bukur, njerëz të dashur

Mbrojtësi më i shtrenjtë në botë mahnitet nga Kosova: Vend i bukur, njerëz të dashur

17:06, 18/11/2019
A+ Aa A-

Pritja që Kosova i bëri Anglisë, por edhe sjellja e tifozëve vendas në shkallët e stadiumit “Fadil Vokrri” kanë mahnitur edhe vetë lojtarët e Anglisë.

Njëri prej tyre është mbrojtësi më i shtrenjtë i blerë ndonjëherë nga ndonjë klub futbolli, pikërisht Harry Maguire.

Ylli i Manchester United ka mbetur i surprizuar nga pritja që i është bërë kombëtares angleze në Kosovë dhe nga flamujt dhe banderolat e shumta që kanë shfaqur tifozët në shenjë falenderimi.

Në profilin e tij në Twitter Maguire ka publikuar një mesazh falenderimi për popullin kosovar, në të cilin shkruan: “Kosovë ishte një kënaqësi. Faleminderit për mikpritjen e mrekullueshme. Vend i bukur, njerëz të dashur. Ju uroj fat në të ardhmen”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco