Humbi 0-4 me Anglinë, Challandes nuk zhgënjehet: Mund të nxjerrim diçka pozitive nga kjo ndeshje

Humbi 0-4 me Anglinë, Challandes nuk zhgënjehet: Mund të nxjerrim diçka pozitive nga kjo ndeshje

22:16, 17/11/2019

I zhgënjyer për rezultatin, por jo për lojën, trajneri i Kosovës Bernard Challandes në përfundim të sfidës ndaj Anglisë në mikrofonin e Supersport e analizoi kështu humbjen 0-4 të “Dardanëve”.

Jam i zhgënjyer për rezultatin, kam parë gjëra të mira në këtë ndeshje. Kemi parë vetëm një gjë, ka qenë një nivel i lartë i efikasitetit të anglezëve, me një rast shënojnë gol. Kemi pasur disa mundësi, por nuk ishim të mirë në pasimin e fundit. Jam i zhgënjyer, por mund të nxjerrim diçka pozitive nga kjo ndeshje. Në fund ishim të lodhur, kishim një javë të ngjeshur, është mbrojtja që na la keq”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco