FOTO/ Kosovë-Angli, formacionet zyrtare

FOTO/ Kosovë-Angli, formacionet zyrtare

16:52, 17/11/2019
A+ Aa A-

Kosova luan sot në orën 18:00 ndeshjen e fundit kualifikuese përballë Anglisë, aty ku tashmë skuadra dardane e sheh vetëm si një miqësore, duke qenë se humbja e pak ditëve më parë në Plzen, bëri që të largohej matematikisht nga Europa.

Natyrisht interesi mbetet i lartë, sepse nuk ndodh shpesh të shohësh një ndeshje ndaj një skuadre si Anglie dhe takimi do të luhet me stadiumin e mbushur.

Sa i përket formacioneve, Challandes duhet të bëjë edhe këtë ndeshje pa Muriqin e dëmtuar, teksa sërish e nis si titullar Atdhe Nuhiu.

Ndërkohë, vend në formacion ka edhe për Dresheviç teksa pjesa tjetër e formacionit është e pandryshuar.

Nga ana tjetër, Southgate i ka besuar më të mirëve, ku Kane, Aleksandër Arnold, Sterling, Meguire e Chamberlain e nisin nga minuta e parë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco