Lajmi i fundit

Rrezohet rekursi i Fredi Belerit për lejimin e betimit si kryebashkiak i Himarës

Mbrojtësi i Kosovës: Ky popull e meriton më shumë se kushdo kualifikimin në Evropian

Mbrojtësi i Kosovës: Ky popull e meriton më shumë se kushdo kualifikimin në Evropian

09:33, 13/11/2019
A+ Aa A-

Mbrojtësi i Kosovës, Fidan Haliti, i cili ka patur një përvojë 2-vjeçare te Skënderbeu, para se të transferohet te Kalmari në Suedi, në konferencën për shtyp të radhës të Kosovës foli për ndeshjen e radhës kualifikuese me Çekinë, duke përcjellë optimizëm për kualifikimin e “Dardanëve” në Europian.

“Është një ndeshje shumë e rëndësishme. Është si finale. Besoj tek ekipi dhe, nëse luajmë futboll si gjithmonë, do t’ia dalim. Ne e dimë çfarë cilësie ka Çekia, sepse luajtëm edhe në fushën tonë kundër tyre. Nuk diskutohet që Anglia ka lojtarë me shumë kualitet dhe eksperiencë, por nëse luajmë në grup kam besim se do të marrim një rezultat pozitiv në Çeki”, tha ai.

Besimi te kualifikimi: “Çdo lojtar thotë që meriton kualifikimin, unë për Kosovën, ashtu edhe kundërshtarët. Por ky popull dhe ky shtet e meriton më shumë se çdo kush tjetër kualifikimin”.

Pikat e forta të Kosovës: “Kemi pika të forta në disa reparte, por ne punojmë në grup. Kemi futbollistë, që mund të shënojnë, por edhe mbrojnë shumë mirë. Bashkimi na ka sjellë këtu ku jemi. Kemi nga 2-3 lojtarë që mund të luajnë në çdo rol në fushën e lojës”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco