VIDEO/ Nuk ndalet Vedat Muriqi, dopietë me Fenerbahcen

VIDEO/ Nuk ndalet Vedat Muriqi, dopietë me Fenerbahcen

19:32, 08/11/2019
A+ Aa A-

Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi po tregon një formë shumë të mirë me Fenerbahcen, teksa është një nga lojtarët më të mirë te ky ekip.

Ekipi 25 vjeçarit po luan në këto momente me Kasimpasas, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 11-të në kampionatin turk. Teksa pjesa e para është mbyllur, vendasit e Fenerbahces janë në avantazh 2-1.

Pikërisht autori dy golave për vendasit është Vedat Muriqi, i cili në minutën e 6’, kthehu në gol një penallti të fituar nga Tufan, ndërkohë që edhe në minutën e 44′, shënoi përsëri me penallti.

Me dy golat e sotëm, Muriqi kap shifrën e 8 realizimeve me fanellën e Fenerbahces, teksa duket se nuk ka ndërmend të ndalet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco