Çekisë do t’i mungojë lojtari i rëndësishëm ndaj Kosovës

Çekisë do t’i mungojë lojtari i rëndësishëm ndaj Kosovës

23:30, 04/11/2019
A+ Aa A-

Kombëtarja e Kosovës këtë muaj do të zhvillojë ndeshjen më të rëndësishme në histori kundër Republikës së Çekisë.

Një ndër futbollistët më të mirë të Çekisë, Patrik Schick, nuk do të luajë kundër “Dardanëve”.

Sulmuesi i Romës, që është i huazuar te Leipzig, nuk është në formë të mirë fizike.

Ai ka luajtur vetëm një ndeshje këtë edicion në Bundesligë më 5 tetor.

Trajneri i çekëve, Jaroslav Silhavy, do ta publikojë listën përfundimtare të futbollistëve të martën në mëngjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco