FOTO/ Vedat Muriqi shpallet lojtari më i mirë i muajit në Turqi

FOTO/ Vedat Muriqi shpallet lojtari më i mirë i muajit në Turqi

18:40, 04/11/2019
A+ Aa A-

Vedat Muriqi është vlerësuar si lojtari më i mirë i muajit tetor në Superligën e Turqisë

“Gladiatori” i Kombëtares së Kosovës vazhdon të rrisë vlerën e tij dhe të shkëlqejë me Fenerbahçen.

Për shkak të formës fantastike këtë sezon, sidomos në ndeshjet e fundit, Muriqi është vlerësuar zyrtarisht si lojtari më i mirë për muajin tetor në Superligën e Turqisë.

Këtë e ka konfirmuar vetë 25-vjeçari përmes një postimi në rrjete sociale.

“Lojtari i muajit Tetor”, ka shkruar Muriqi në llogarinë zyrtare në Facebook, i lumtur me vlerësimin që i është bërë.

10 paraqitje, 5 gola dhe një asist. Këto janë statistikat e Muriqit deri tani në Turqi me fanellën e Fenerbahçes, teksa në total ka luajtur 900 minuta.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco