VIDEO/ Vedat Muriqi nuk ndalet, shënon golin e 4-t me Fenerbahçen

VIDEO/ Vedat Muriqi nuk ndalet, shënon golin e 4-t me Fenerbahçen

19:55, 20/10/2019
A+ Aa A-

Shqiptari i Kosovës, Vedat Muriqi, vazhdon të shkëlqejë me fanellën e Fenerbahçes në kampionatin turk.

Ish-sulmuesi i Teutës dhe Besës së Kavajës, ka gjetur sërish rrugën e rrjetës, teksa shënoi në minutën e 62-të, në sfidën e sotme ndaj Denizlisporit.

Ky ishte goli i katër në 8 javë kampionat për bomberin 25-vjeçar, i cili është shndërruar në një lider te skuadra turke e Fenerbahçes.

Në minutën e 39-të, Muriqi goditi shtyllën, ndërkohë që topi u kthye te Cigerçi, i cili nuk fali duke gjetur golin e avantazhit.

Ndërkohë në minutën e 62-të, shqiptari i Kosovës, nuk fali përballë portës, duke rritur shifrat në 0-2.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco