Dy futbollistë të Bundesligës në Kombëtaren e Kosovës

Dy futbollistë të Bundesligës në Kombëtaren e Kosovës

10:16, 19/10/2019
A+ Aa A-

Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar paraqitje të shkëlqyera në kualifikueset e evropianit. "Dardanët" kanë mundësi reale që të shkojnë në ndeshjet finale të këtij kompeticioni, pasi ndodhen të tretët në grupin e tyre me Çekinë dhe Anglinë, ndërsa kanë dhe dy ndeshje pikërisht kundër tyre. Situatat e mira kanë nxitur të rinjtë t'i afrohen Përfaqësueses. 

Presidenti i FFK, Agim Ademi, foli në lidhje me afrimin e disa lojtarëve të rinj. Gazeta Olle bën me dije se dy emra të rinj do t'i bashkohen kosovarëve. Elvis Rexhbecaj dhe Leon Dajaku janë dy futbollistët e rinj që duken me premisa të mira dhe mund të ndikojnë shumë në cilësinë e kombëtares. 

Image

Elvis Rexhebecaj luan te Wolfsburg. Ai është mesfushor mbrojtës, ndërsa vlera e tij në treg është 8 milion euro. 21-vjeçari pritet të pranojë ftesën e Bernard Challandes për sfidat ndaj Çekisë dhe Anglisë. Ky i fundit priti deri në momentin e fundit Gjermaninë, por duket se është dorëzuar dhe do t'i bashkohet skuadrës së Kosovës. 

Image

Emri tjetër, apo "qershia mbi tortë" është Leon Dajaku. 18-vjeçari luan me Bayern Munchen II dhe po bën mirë. Ai luan si sulmues dhe bën sulmuesin e dytë dhe krahun. Bayerni e bleu nga Stuttgarti për 2 milionë euro. Një superafrim! 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco