Lajmi i fundit

Bardhi: Provohet bashkëpunimi i Olsi Ramës me grupin e kokainës në Xibrakë, 10 prova

‘France Football’ zgjedh Amir Rrahmanin në formacionin ideal të javës në Europë

‘France Football’ zgjedh Amir Rrahmanin në formacionin ideal të javës në Europë

08:42, 17/10/2019
A+ Aa A-

Amir Rrahmani është kthyer në një nga shtyllat kryesore të Kosovës, e cila vazhdon të mahnitë me ecurinë e saj mbresëlënëse dhe është një hap pranë kualifikimit në Euro 2020.

Mbrojtësi ka spikatur në këto vite me fanellën e “Dardanëve” jo vetëm me saktësinë e tij në prapavijë, por edhe me një numër të konsiderueshëm golash që shënon sa herë që del në mbështetje të fazës ofensive të skuadrës.

Ndaj Malit të Zi, ai realizoi golin e avantazhit në suksesin 2-0, një gol i cili ishte i 5-ti i tij me përfaqësuesen e Kosovës, në vetëm 27 ndeshje të luajtura.

Ritëm mbresëlënës, që nuk i ka shpëtuar edhe ekspertëve të prestigjiozes “France Football”, të cilët e kanë përfshirë 25-vjeçarin në formacionin ideal të kësaj jave në Europë.

“Elementi i parë i mbrojtjes tonë me tre është kosovari Amir Rrahmani, autor i golit të parë të përfaqësueses së tij (një goditje mbresëlënëse me kokë në goditje nga këndi, ai kërceu më shumë se të gjithë) gjatë derbit të Ballkanit përballë Malit të Zi (2-0). Mbrojtësi i Veronës ka arritur të shënojë tashmë 5 gola në ekipin kombëtar dhe Kosova mbetet në garë për kualifikimin europian”, shkuan “France Football” për mbrojtësin.

Formacioni ideal sipas “France Football”: (3-4-3) Pjatov; Rrahmani, Demiral, Findlei; Wijnaldum, Barkley, Salanovic, Cerishev; Puki, Kane, El Sharawi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco