Optimizmi i presidentit të Federatës së Kosovës: Pres kualifikimin

Optimizmi i presidentit të Federatës së Kosovës: Pres kualifikimin

11:43, 16/10/2019
A+ Aa A-

Kosova po zhvillon një fushatë kualifikuese për në Europian mjaft të mirë, duke mbajtur deri në fund shpresat për kualifikim.

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, u shpreh se kualifikimi vendoset nga ndeshja me Çekinë dhe se tashmë skuadra ka krijuar mentalitet fituesi dhe nuk i trembet askujt.

Kualifikimi në Europian?  Është luftë dhe çdo ndeshje është e rëndësishme, e gjitha varet nga ndeshja me Çekinë. Nëse fitojmë aty, jemi në Europian. Në ndeshjen e fundit pastaj do të jepen të gjitha forcat, edhe pse Anglia është Angli. Besoj në talentin dhe lojën e futbollistëve dhe thjesht sinqeritetin dhe sigurinë që kanë. Kanë krijuar mentalitet fituesi dhe nuk ka ekip që i frikësohen. Kemi arritur shumë mirë deri këtu dhe nëse nuk kualifikohemi do të vazhdojmë përpara. Por, pres kualifikimin”, u shpreh Ademi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco