Trajneri kosovar i thur elozhe talentit të Shpresave që luan te Chelsea: Do bëhet super yll

Trajneri kosovar i thur elozhe talentit të Shpresave që luan te Chelsea: Do bëhet super yll

09:52, 16/10/2019

Shpresat e Alban Bushit mposhtën Kosovën U-21 me rezultatin 2-1 në sfidën e zhvilluar në “Elbasan Arena” të vlefshme për kualifikueset e Europianit të 21-vjeçarëve.

Golat e Tafës dhe Muçollit i dhuruan fitoren Shqipërisë, që bindi me lojën e saj, kryesisht në pjesën e parë.

Pavarësisht se nuk shënoi, sulmuesi Armand Broja ishte një nga më të mirët në fushë.

Shtatlarti i cili aktivizohet tek akademia e Chelsea, ka marrë elozhe nga trajneri kosovar Ismet Munishi, i cili është mahnitur me lojën e sulmuesit shqiptar, duke deklaruar: “Armando Broja është një lojtar i jashtëzakonshëm. Ai kishte hapin e mirë, teknikën e mirë. Ishte lojtar i shkolluar. Le ta mbajë mend opinioni këtë futbollist pasi që do të bëhet super-yll”, u shpreh Munishi për RTK-në pas ndeshjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco