E donin Shqipëria dhe Kosova, sulmuesi zgjedh të përfaqësojë Gjermaninë

E donin Shqipëria dhe Kosova, sulmuesi zgjedh të përfaqësojë Gjermaninë

09:11, 16/10/2019
A+ Aa A-

Mërgim Berisha ka debutuar edhe zyrtarisht me përfaqësuesen U21 të Gjermanisë.

Sulmuesi i talentuar, i cili kërkohej prej tre vitesh edhe nga Shqipëria e Kosova, ka pranuar ftesën e kombëtares gjermane U21, për të luajtur me të në kualifikueset e Europianit.

Kështu, ai dje zbriti për herë të parë në fushë në një takim zyrtar me këtë fanellë, duke u aktivizuar nga stoli në ndeshjen e fituar 2-0 nga Gjermania në Bosnjë-Hercegovinë.

Berisha u aktivizua në minutën e 77-të të takimit dhe vetëm 2 minuta më vonë dha pasimin për golin e rezultatit 2-0 të realizuar nga Nmeça.

Duket se lojtari ka bërë zgjedhjen e tij, Gjermaninë dhe jo Shqipërinë apo Kosovën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco