‘Ishim gjah i lehtë për Kosovën’/ Media e Malit të Zi pranon dominimin e ‘Dardanëve’

‘Ishim gjah i lehtë për Kosovën’/ Media e Malit të Zi pranon dominimin e ‘Dardanëve’

10:02, 15/10/2019
A+ Aa A-

E përditshmja malazeze, “Mondo.me”, vlerësoi se Kosova mori një fitore të merituar mbrëmë në “Fadil Vokrri” kundër Malit të Zi, që sipas kësaj medieje ishte gjah i lehtë për skuadrën vendase.

Kosova arriti ta sigurojë mbrëmë një fitore shumë të rëndësishme me rezultatin 2-0 kundër Malit të Zi për ëndrrat për kualifikim në Kampionatin Evropian, që do të zhvillohet verën e vitit të ardhshëm.

Djemtë e Bernard Challandes arritën ta gjejnë golin e parë qysh në minutën e dhjetë të ndeshje, përmes Amir Rrrahmanit, e atë të dytën në minutën e 34-të, përmes Vedat Muriqit.

Megjithatë, statistikat e ndeshjes tregojnë për një dominim edhe më të madh të Kosovës.

“Dardanët” krijuan katër raste shumë të mira për të shënuar, ndërsa malazezët asnjë.

“Skifterët në Prishtinë ishin gjah i lehtë për skuadrën vendase, veçanërisht në pjesën e parë të ndeshjes, kur u vendos fituesi: Kosova – Mali i Zi 2:0!”, shkruan “Mondo.me”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco