Policia e Kosovës merr masat e sigurisë për sfidën me Malin e Zi

Policia e Kosovës merr masat e sigurisë për sfidën me Malin e Zi

09:36, 14/10/2019
A+ Aa A-

Policia e Kosovës ka bërë njoftimin e zakonshëm para ndeshjes së Kosovës me Malin e Zi, duke paralajmëruar se rrugët rreth stadiumit ‘Fadil Vokrri’ do të bllokohen.

“Ju njoftojmë se pas pranimit të kërkesës nga Federata e Futbollit të Kosovës, për ndeshjen e  futbollit, e cila do të zhvillohet sonte,  në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, Drejtoria Rajonale e Policisë –Prishtinë,  ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura policore për të ofruar siguri për të gjithë pjesëmarrësit si dhe ka ndërmarrë masat e nevojshme për të përcaktuar lirimet, kufizimet, bllokimet e plota apo të pjesshme të segmenteve të caktuara rrugore në kryeqendër, me qëllim të rregullimit të qarkullimit rrugor dhe drejtimit të trafikut, në mënyrë që të krijohet rrjedhshmëri normale në trafik si dhe një ambient i qetë dhe i sigurt.

Policia e Kosovës për të evituar bllokadat në rrugë, kolonat e gjata të automjeteve, për të mundësuar një qarkullim në suaza të normales, do të veprojë në të gjitha rrugët të cilat lidhen me stadiumin “Fadil Vokrri”, duke formuar pikat e kontrollit me qëllim të ndalimit dhe udhëzimit të  automjeteve, si dhe vendosjen e rregullit përgjatë atyre rrugëve”.

Në këtë kontekst, policia do të ndërpresë qarkullimin e të gjitha automjeteve në rrugët:

Enver Zymberi dhe Rinia

Operacioni në fjalë do të filloj  të implementohet sot (14.10.2019), që nga ora 10:00 deri 23:00, ndaj për të përballuar sa më lehtë rrethanat që do të paraqiten në qarkullimin rrugor, kërkojmë ndihmën, besimin dhe mirëkuptimin e gjithë qytetarëve dhe veçanërisht lusim qytetarët e kryeqytetit që të shmangin lëvizjet e tyre drejt stadiumit të qytetit  me vetura”, thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco