Sherri te Kosova/ Mësoni se çfarë bënë sot në stërvitje Zhegrova dhe Kollolli

Sherri te Kosova/ Mësoni se çfarë bënë sot në stërvitje Zhegrova dhe Kollolli

16:22, 12/10/2019
A+ Aa A-

Ende pa u bërë 24 orë pas sherrit mes Edon Zhegrovës dhe Benjamin Kollollit, të dy lojtarët i kanë kërkuar falje njëri-tjetrit.

Ditën e djeshme, dy lojtarët u konfliktuan në stërvitje, por këtë mëngjes ata janë parë së bashku duke diskutuar të ulur në mesin e fushës.

Duket se trajneri Challandes ka ndërhyrë dhe i ka lënë të dy lojtarët të diskutojnë dhe të zgjidhin problemet mes tyre.

Image

Incidente dhe probleme të tilla nuk i bëjnë mirë një grupi, por tashmë që situata u zgjidh në kampin e “Dardanëve” ka një klimë më të mirë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco