UEFA cakton gjyqtarët e sfidës Kosovë – Mali i Zi

UEFA cakton gjyqtarët e sfidës Kosovë – Mali i Zi

17:59, 11/10/2019

Ditën e sotme, UEFA ka bërë publike edhe arbitrat që do të vendosin drejtësi në ndeshjen ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

Kjo sfidë është shumë e rëndësishme për ekipin kosovarë pasi do t’i mbante ata në lojë për vendin e dytë të grupit A.

Gjyqtari nga Portugalia, Artur Manuel Ribeiro Soares Dias do të jetë arbitri kryesor i takimit tepër delikat, ndërsa asistentët e tij do të jetë dyshja tjetër portugeze, Rui Licínio Barbosa Tavares dhe Paulo Alexandre dos Santos Soares.

Image

Arbitri i katërt do të jetë Hugo Filipe Ferreira de Campos Moreira Miguel.

Kosova ka aktualisht 8 pikë gjendet në pozitën e tretë, një pikë më pak se Republika Çeke, e cila është e dyta.

“Dardanët” do të luajnë me malazezët të hënën në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës duke filluar nga ora 20:45.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco