VIDEO/ Kosova, fitore morali përpara sfidës me Malin e Zi

VIDEO/ Kosova, fitore morali përpara sfidës me Malin e Zi

20:05, 10/10/2019
A+ Aa A-

Kosova e ka mposhtur 1-0 Gjibraltarin në “Fadil Vokrri” pak ditë para përballjes shumë të rëndësishme, me Malin e Zi.

Trajneri, Bernard Challandes erdhi me disa ndryshime në këtë miqësore, ai vendosi të mos i ftojë fare disa lojtarë të rëndësishëm për kombëtaren kosovare si Bersant Celinën, Milot Rashicën, Herolind Shalën, Amir Rrahmanni dhe Vedat Muriqin.

Edhe pse me shumë ndryshime në formacion, Kosova arriti që të dominonte në tërësi pjesën e parë, por e pati të vështirë të krijonte mundësi konkrete shënimi, duke mos arritur të thyente mbrojtjen e ngjeshur të mysafirëve nga Gjibraltari.

Sigurisht që rasti më i mirë në këtë pjesë i takoi Florent Muslijës, që në minutën e 13’ kishte një mundësi të mirë shënimi, pas një asisti të dhënë nga Bernard Berisha.

Image

Pjesën e dytë Kosova e nisi me tre ndryshme në formacion, me Challandes që vendosi të inkuadronte Lirim Kastartin, Elbasan Rashanin Florent Hasanin dhe Leart Paqaradën, në vend të Edon Zhegrovës, Florent Muslijës, Bernard Berishës dhe Benjamin Kolollit.
Edhe pjesa e dytë i takoi Kosovës, që arriti të krijonte tre mundësi të mira, përmes Lirim Kastratit, Arbenit Xhemajlit dhe Valon Berishës.

Por, për golin e parë që solli edhe festë në ‘Fadil Vokrri’, u desh të pritej deri në minutën e 69’, kur Florent Hasani shënoi për epërsinë 1:0 të Kosovës.
Ky ishte goli i parë për Florent Hasanin në fanellën e Kosovës.

‘Dardanët’ me të njëjtën frymë vazhduan deri në minutat e fundit të ndeshjes, por pa arritur të rrisin epërsinë e golave.
Ndeshja e radhës e Kosovës është ajo kualifikuese kundër Malit të Zi, që luhet ditën e hënë në ‘Fadil Vokrri’

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco