Kosovë-Gjibraltar, Challandes ruan titullarët për Malin e Zi

Kosovë-Gjibraltar, Challandes ruan titullarët për Malin e Zi

17:42, 10/10/2019
A+ Aa A-

Janë publikuar formacionet zyrtare për miqësoren mes Kosovës dhe Gjibraltarit, e cila do të luhet në orën 18:00.

Kosova do të hyjë në këtë ndeshje me disa ndryshime.

Trajneri Bernard Challandes dëshiron t’u japë shansin atyre që nuk janë aktivizuar shumë dhe në anën tjetër t’i ruajë titullarët për sfidën e rëndësishme që “Dardanët” do të zhvillojnë të hënën kundër Malit të Zi.

Milot Rashica s’do të luajë asnjë minutë në këtë takim, por do të startojë kundër Malit të Zi, teksa Challandes ka ndërruar pothuajse gjithë 11-shen.

Formacioni i Kosovës

Ujkani, Kololli, Dreshevic, Xhemajli, Hadërgjonaj, Rashkaj, Berisha, Muslija, Zhegrova, Bernard Berisha, Atdhe Nuhiu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco