Kosova tregohet fantastike edhe me U-17, befason Holandën

Kosova tregohet fantastike edhe me U-17, befason Holandën

22:33, 09/10/2019
A+ Aa A-

Përfaqësuesja U-17 e Kosovës kërkon përsëri që të përsëritë suksesin e edicionit të kaluar kur kaloi fazën e parë në grupe dhe përfundoi në Elite Round të Europianit të kësaj grupmoshe.

Kjo shihet qartë që nga fakti se ka filluar shumë mirë grupin e saj eliminator me një barazim shpresëdhënës përballë Holandës, e cila është organizatore e miniturneut.

Ekipi i drejtuar nga Besnik Kollari, me një numër shumë të madh lojtarësh që luajnë jashtë kufijve të Kosovës me akademi prestigjioze në Gjermani apo Zvicër, ka luajtur sot në Holandë ndeshjen e parë ndaj vendasve, favoritë absolutë për të kaluar grupin.

Por përfaqësuesja holandeze, ndonëse ka dominuar lojën e ka krijuar shumë raste, ka arritur të shënojë vetëm një herë në minutën e 19 me Himenez në portën e mbrojtur nga Rijad Bytyqi, i cili ka realizuar 7 pritje në këtë sfidë.

Kurse Kosova u tregua cinike dhe pas një ndeshje të kaluar plotësisht në mbrojtje, goditi me zëvendësuesin Granit Hana në minutën e 69 të takimit, për të shënuar një gol të rëndësishëm pasi barazimi 1-1 do të zgjaste deri në fundin e takimit.

Një rezultat që e ndihmon Kosovën të ecë drejt një kualifikimi të rëndësishëm, të cilin duhet ta sigurojë në dy ndeshjet me Slloveninë dhe Uellsin në ditët në vijim. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco